Humb jetën i riu në aksident, përplaset me kamionçinën - News, Lajme - Vizion Plus

Humb jetën i riu në aksident, përplaset me kamionçinën - News, Lajme - Vizion Plus

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndodhi paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Kavajë-Durrës pranë zonës së plazhit në Golem. Sipas policisë, i riu 21 vjeç i cili drejtonte një mjet tip ?Skoda?, u përplas me një kamionçinë dhe për pasojë humbi jetën.br br Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilat bënë të mundur transportimin e dy të plagosurve të tjerë në spitalin e Durrësit. Mësohet se shkak i aksidentit u bënë manovrat e rrezikshme të drejtuesit 21-vjeçar, por dhe shpejtësia tej normave të lejuara.br br Vetëm përgjatë këtyre dy ditëve, 3 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidenteve. Ne rritjen e numrit te aksidenteve ka ndikuar edhe shtimi i makinave ne qarkullim për shkak te sezonit veror.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-08-14

Duration: 00:53

Your Page Title