Policia: 34 zjarre të qëllimshme në 1 muaj e gjysmë

Policia: 34 zjarre të qëllimshme në 1 muaj e gjysmë

Policia e Shtetit ka dhënë këtë të martë informacion mbi numrin e rasteve të referuar në Prokurori për periudhën 1 Korrik - 14 Gusht 2017, për situatën e zjarreve në vend. Në total janë zbuluar 34 raste zjarrvënie me 35 autorë, (12 autorë janë arrestuar e ndaluar, 19 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 4 autorë janë shpallur në kërkim).br br Motivet kryesore te zjarrëvënies, sipas policisë dyshohet se janë; ripërtëritja e kullotave, personat të cilët kanë marrë në përdorim pyjet, me qëllim shmangien e taksave, hapje tokash të reja, përdorimin i granteve për shëndetësim pyjor etj.br br Në operacionet për eleminimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, policia thotë se kanë marrë pjesë 3545 punonjës policie, në mbështetje e në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri, të emergjencave civile, pushtetit vendor dhe ushtrisë.br br Me kërkesë të prefektëve të qarqeve, janë angazhuar edhe 80 efektivë të FNSH-së.br br Policia thotë se ka marrë masa për objektet me risk për të cilat premisat për rënie zjarri, krahas pyjeve dhe kullotave, janë të larta. Ato janë 4 subjekte që kanë depo për magazinim të lëndëve piroteknike fishekzjarrë, në Tiranë dhe në Elbasan.br br Këto depo kanë marrë edhe vetë masat e sigurise pasi janë të certifikuara nga strukturat e Mbrojtjes ndaj Zjarrit, janë të miratuara nga Komisariatet e Policisë dhe sigurohen me Shërbime Private të Sigurisë të armatosura.br br "Strukturat e Policisë së Shtetit kanë angazhuar shërbime shtesë me qëllim parandalimin, zbulimin, identifikimin dhe goditjen e autorëve të zjarrëvënies së qëllimshme dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore", theksohet në njoftimin e policisë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-08-15

Duration: 01:08

Your Page Title