Ora News - Thatësira ‘ndryshon’ buxhetin, më shumë para për energjinë dhe zjarret

Ora News - Thatësira ‘ndryshon’ buxhetin, më shumë para për energjinë dhe zjarret

Subscribe në Ora News këtu Shtimi i fondit për emergjencat civile dhe blerjen e energjisë ka qenë në qendër të ndryshimeve që ka vendosur të kryejë kryeministri Rama, në buxhetin 2017. Në aktin e posaçëm normativ parashikohen edhe 500 milionë lekë për krijimin dhe funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.br Thatësira e zgjatur dhe emergjenca e zjarreve që pushtoi Shqipërinë përgjatë gjithë muajve të verës ka sjellë domosdoshmërinë për ndryshime në buxhetin e vitit 2017.br Kryeministri Edi Rama ka firmosur një akt normativ nëpërmjet të cilit ka vendosur që të shtojë fondin e parashikuar për emergjencat civile si dhe për blerjen e energjisë.br Më konretisht, fondi për emergjencat civile është rritur me rreth 1 miliard lekë, ndikuar nga zjarret që kanë përfshirë mbarë vendin që prej fillimit të muajit qershor.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-08-16

Duration: 01:23