Report TV - Emërimi i bordit nga Karabina Përplasja mes Kules e Konit

Report TV - Emërimi i bordit nga Karabina Përplasja mes Kules e Konit

Për emërimin e anëtarëve të rinj në Bordin e Administrimit të Universitetit të Tiranës, që u cilësua nga dekanët si shkelje e autonomisë, ka reaguar edhe rektori i Universitetit Mynyr Koni.br br Në një deklaratë për mediat Koni tha se vendimi i ish ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina, janë legjitime dhe konform ligjit të arsimit të lartë.br br ?Bordi i Administrimit është i përbërë nga 7 anëtarë, përfaqësues të stafit akademik që përzgjidhen nga Senati akademik, përfaqësues me mandat 5-vjeçar, si dhe përfaqësues të ministrisë së linjës, që emërohen nga ministri?, thotë Mynyr Koni, rektor i UT-së.br br Ndërsa dekani i fakultetit ekonomik, Dhori Kule shprehet se zëvendësimet e ndërmarra pa procedurë prekin autonominë e universitetit.br br Përmes një reagimi të bërë në lidhje emërimet e reja, ish ministrja Karabina ka thënë se ndryshimet janë bazuara në ligj dhe në përgjigje të shqetësimeve të autoriteteve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë publik.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-08-17

Duration: 01:22