Report TV - Te dielën asambleja e PS, Rama pritet të zbardhë kabinetin e ri

Report TV - Te dielën asambleja e PS, Rama pritet të zbardhë kabinetin e ri

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet të dielën më 27 gusht. Punimet e asamblesë do të fillojnë me prezantimin e 5 raporteve të grupeve të punës, që u ngritën me urdhër të kryetarit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.br br Në bazë të axhendës së punimeve, i pari të do të prezantohet raporti i hartuar nga grupi i punës për veprimtarinë parlamentare. Më pas do të diskutohet për raportin mbi dëgjesat publike, në një pjesë të të cilave ka qenë i pranishëm edhe vetë Kryeministri Rama.br br Në renditje të tretë të ditës është raporti i Grupit të Punës për Lehtësimin e Procedurave Burokratike, që do të ndiqet nga raporti i Grupit për Reformimin e Institucioneve.br br I fundit është raporti i grupit të punës për Organizimin dhe Koordinimin Elektoral të PS-së, që do të analizojë çfarë funksionoi dhe çfarë jo në fushatën e fundit zgjedhore, ku PS morri në total 74 mandate.


User: Report TV

Views: 11

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 01:07