23 Gushti, dita për të kujtuar viktimat e komunizmit

23 Gushti, dita për të kujtuar viktimat e komunizmit

Dita evropiane e përkujtimit për herë të parë në Tiranë të viktimave të stalinizmit dhe nazizmit angazhon Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit që 23 Gushti të jetë dita shqiptare në kujtim të gjithë atyre që ish regjimi komunist i përndoqi deri në vdekje.br br Simpoziumi shkencor erdhi edhe me një propozim për gjithë institucionet e kujtesës që të kenë si praktikë të tyre modelet evropiane.br br br br Për të kujtuar viktimat shqiptare të komunizmit, Muzeu Historik Kombëtar, në një nga skutat e tij, sepse sallë ekspozimi nuk mund të quhet, kishte zbritur nga Pavioni i Terrorit Komunist tre stenda nën projektimin e një materiali filmik që nuk sillte asgjë të re.br br Madje vetë drejtori i institucionit Dorian Koçi foli për domosdoshmërinë e ri-konceptimit të Pavionit të Terrorit Komunist.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 01:09