Report TV - Armë me postë nga Rinasi në Angli, kapet njëri nga autorët

Report TV - Armë me postë nga Rinasi në Angli, kapet njëri nga autorët

TIRANE-Arrestohet nga policia një nga personat, që tentuan të trafikonin armë tip ?Kallashnikov? përmes postës nga Rinasi për në Greqi me destinacion përfundimtar Londrën. I arrestuari nga Policia është Saimir Çullhaj 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për trafik droge, ndërsa është shpallur në kërkim N.F. 47 vjeç, banues në Durrës. Ndërsa gjatë kontrollit në momentin e arrestimit Saimir Çullhaj, i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike, 220 gramë marijuanë ?çokollatë?. Ndërsa vijojnë kërkimet për arrestimin e personit të dytë, bashkëpunëtorit të Saimir Çullhajt.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 00:46

Your Page Title