Ora News - Nis ndërtimi i pistës së vrapimit dhe biçikletave në Parkun e Liqenit

Ora News - Nis ndërtimi i pistës së vrapimit dhe biçikletave në Parkun e Liqenit

Subscribe në Ora News këtu Të gjithë ata që preferojnë ecjen dhe vrapin në natyrë, si dhe të apasionuarit pas biçikletave, do të kenë shumë shpejt në dispozicion dy pista të mirëfillta për aktivitetet e tyre. Bashkia e Tiranës ka nisur një nga projektet më të rëndësishme për rigjallërimin e Parkut të Liqenit; pra, ndërtimin e një piste vrapimi dhe ecje përgjatë gjithë liqenit dhe një pistë të posaçme për çiklistët që preferojnë pedalimin në natyrë dhe freskinë e liqenit. br Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në këto dy pista, ndërsa u shpreh se po bën realitet një premtim të dhënë më parë.br ?Sot jam shumë i kënaqur dy herë: një herë si kryetar i bashkisë për një investim fantastik në kurorën e Liqenit, dhe një herë si vrapues që po përgatitet për ?Maratonën e Tiranës?. Më në fund po mbajmë premtimin tonë për ta kompletuar komplet pistën e vrapimit të Liqenit të Tiranës. Pista e re fillon nga Kopshti Zoologjik, aty ku mbaron diga, dhe deri në kufi me Pallatin e Brigadave, që e kompleton në të dyja anët?, tha ai.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 01:25