Përplasje me armë në klubin e natës - News, Lajme - Vizion Plus

Përplasje me armë në klubin e natës - News, Lajme - Vizion Plus

Tre persona mbetën të plagosur gjatë një përplasjeje me armë zjarri mëngjesin e kësaj të marte në qytetin Sarandës.Sipas policisë, ngjarja ndodhi në një lokal nate në bulevardin qendror, ku në sherrin masiv u përfshinë mbi 10 persona.Nga konflikti mbeti i plagosur pronari i lokalit, Fisnik Muça dhe dy klientët Anton Shyti dhe Besi Xhafaj.Këta të fundit u dërguan me urgjencë drejt spitalit të traumës në kryeqytet, pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.Blutë e qytetit bregdetar nuk japin shumë hollësira për ngjarjen e rëndë që tronditi Sarandën.Sipas dëshmitarëve, dyshohet se konflikti fillimisht ka nisur ndërmjet pronarit të Lokalit dhe njërit prej klientëve të klubit të natës. Ata përdorën sende të forta e me pas edhe armët e zjarrit.Policia ka marrë në pyetje personelin e lokalit si edhe ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 00:53

Your Page Title