Ora News – Kuvendi s’paguan për tre muajt e bojkotit të opozitës, kursen 25 mln Lekë

Ora News – Kuvendi s’paguan për tre muajt e bojkotit të opozitës, kursen 25 mln Lekë

Subscribe në Ora News këtu br Kuvendi i shqipërisë, ka kursyer nga pagat e deputeteve rreth 14 milionë Lekë, për katër mujorin e parë të vitit 2017.br Ndërkohë kësaj shifre kursimi i shtohen dhe rreth 11 milionë Lekë kontribut i sigurimeve shoqerore.br Kjo për faktin se kjo periudhë përkon me bojkotin e opozitës në kuvend, e cila ngriti çadrën e protestës ne bulevard me kërkesën për të lira dhe të ndershme.br Në raportin e monitorimit të buxhetit për vitin 2017, kuvendi thekson se për 4 mujorin e parë, ishte parashikuar nje fond 116 milionë Lekë për paga, por është realizuar vetëm në shifrën prej 88 përqind.br Deputetët e Partisë Demokratike në 3 muaj bojkot, jo vetëm kanë humbur pagesat që iu akordohen atyre për veprimtaritë paralamentare si 2 mijë Lekë për çdo pjesëmarrje në komision apo dhe pagesa shtesë të tjera por nuk janë paguar as për ditët e punës.br Sipas raportit, kuvendi nuk ka kursyer vetëm në pagat e deputetëve por edhe në shpenzimet e tjera përfshirë ato administrativebr Për vitin 2017, janë planifikuar fonde për paga për një numër prej 405 personash ku përfshihet stafi poltik përfshirë dhe stafin e zyrave zgjedhore në rrethe. br Janë rreth 17 milionë Lekë të kursyera, përfshirë paga dhe kontribut të sigurimeve shoqerore për këto kategori.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 01:39

Your Page Title