Aksident i rëndë në Xibrakë të Elbasanit, 7 të plagosur

Aksident i rëndë në Xibrakë të Elbasanit, 7 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur tek nënkalimi në Xibrakë të Elbasanit, ku janë përplasur dy automjete.br br Policia bën me dije se një makinë tip ?Benz? që drejtohej nga 37-vjeçari D.D nga Xhafzotaj i Durrësit është përplasur me një makinë ?Toyota? që drejtohej nga 50-vjeçari me iniciale B.B nga Tirana.br br Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 7 persona. Konkretisht, janë dërguar në spital drejtuesit e dy mjeteve, S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz; J.D., 5 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota); K.D., 12 vjeçe banuese në Xhafzotaj Durrës ( vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën; U.A., 23 vjeç banues në Durrës pasagjere në mjetin Toyota; Z.V., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.br br Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


User: RTV KLAN

Views: 30

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 00:54