Report TV - Bilanc lufte në vend nga aksidentet brenda 12 orëve.

Report TV - Bilanc lufte në vend nga aksidentet brenda 12 orëve.

Dy persona kanë humbur jetën, njëri prej tyre maqedonas dhe 16 të tjerë janë plagosur nga pesë aksidente që janë regjistruar ditën e sotme në Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Shkodër dhe në Rrogozhinë.br br Nga 16 të plagosurit në gjendje të rëndë ndodhet një fëmijë 12-vjeç nga aksidenti në Elbasan, ndërsa të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.br br Shkak për të tre nga pesë aksidentet nga të dhënat e para mësohet se ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e shiut dhe shpejtësia. br br Aksidenti në Rrogozhinë, 1 i vdekurbr Në mesditë nga një aksident i rëndë në rreth- rrotullimin e Rrogozhinës humbi jetën një 25- vjeçar.br br Viktima M.Zh. 25 vjeç u përplas nga një tjetër mjet teksa po drejtonte një ?Fiat? ndërsa ka ndërruar jetë në vend, pasi aksidenti ka qenë fatal.br br Aksidenti në Qafë Thanë, 1 maqedonas i vdekur, 4 të plagosurbr Në Qafë Thanë një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i saj nga Maqedonia ka humbur jetën.br br Makina me targa OH 0688 AB ku po udhëtonin 5 persona po ngjiste Qafë Thanën, ndërsa ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Urakë duke rënë disa metra në humnerë.br br Fillimisht të plagosurit janë dërguar në spital, por drejtuesi i mjetit nuk ka arritur që të mbijetojë duke humbur jetën, ndërsa katër pasagjerët janë nën kujdesin e mjekëve.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 00:35