Thahet Liqeni i Shkodrës

Thahet Liqeni i Shkodrës

Thatësira e kësaj vere e ka kthyer liqenin e Shkodrës me pamjen e një moçali. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe bregu është i mbuluar nga mbeturinat.br br Disa aktivistë dashamirës të natyrës po pastrojnë bregun e liqenit. br br Problemet këtu janë të mëdha, por të paktën ata po tentojnë të largojnë atë çka është e dukshme. Liqeni ka marrë pamjen e një moçali. Në zonën e Shirokës, niveli i ujit ka një rënie historike.br br Një pamje e tillë ka vite që nuk është parë. Varkat e peshkatarëve nuk gjenden me shumicë në breg.br br Shëtitjet për freskinë e tij mungojnë. Kureshtarët dhe vizitorët besojnë se ky është një mëkat.br br Vetëm gjashte metra mbi nivelin e detit me një sipërfaqe prej 368 km². 149 km² prej tyre me gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; kurse 23 e tij i përket Malit të Zi.br br Liqeni i Shkodrës është i njohur për shumëllojshmëri të faunës dhe i pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh.br br Por kjo thatësirë rrezikon t?i zhdukë.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 01:04