Report TV - Fier, zjarr në fshatin Peshtan digjen hektarë të tërë me pisha

Report TV - Fier, zjarr në fshatin Peshtan digjen hektarë të tërë me pisha

FIER- Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 13:00 të ditës së sotme në fshatin Peshtan të Levanit duke djegur hektarë të tëre me pisha dhe shkurre.br br Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikse të Fierit, Patosit dhe forcat e avarisë së Albperolit.br br Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ku në disa vatra kanë hasur problem për të ndërhyrë për shkak të terrenit të vështirë.br br Në ndihmë të forcave zjarrëfikse ka shkuar dhe FNSH-ja e Fierit dhe pritet të shkojnë dhe forcat e ushtrisë.br br Sipas informacioneve të para zjarri filloi në tre vatra dhe më pas u shtri në gjithë masivin pyjor.br br Në vendngjarje për inspektim ka shkuar edhe prefekti i Fierit Vaso Bregu.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 00:57