Ora News - Burg për Fadil Kasemin, pranon vrasjen e gjyqtares por s’jep shpjegime

Ora News - Burg për Fadil Kasemin, pranon vrasjen e gjyqtares por s’jep shpjegime

Subscribe në Ora News këtu br Fadil Kasemi, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes Fildes Hafizi, e ka pranuar krimin e kryer, para gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ka dalë për t'u vlerësuar me masën e sigurisë.br br Ai ka qëndruar tepër i ftohtë gjatë gjithë seancës, pa dhënë shpjegime mbi motivet e vrasjes.br br Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg?, pas kërkesës së prokurorit të çështjes, i cili ngre tri akuza ndaj Kasemit, atë të vrasjes për shkak te marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.br br Autori i vrasjes së gjyqtares nuk shfaqi shenja pendese për krimin para trupit gjykuesbr br Kasemi mbërriti në Gjykatë nën masa mjaft të larta sigurie.br br Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, ku Kasemi ekzekutoi ish-bashkëshorten e tij Fildes Kasemi, Gjyqtare e Shkodrës.br br Pasi kishte tentuar ta vriste në vitin 2015, Kasemi e realizoi qëllimin duke e vrarë dy vite më pas, teksa Hafizi po vendoste rripin e sigurimit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 01:47