Ora News – Vrasja e gjyqtares, KLD inspekton dosjen gjyqësore për Fadil Kasemin

Ora News – Vrasja e gjyqtares, KLD inspekton dosjen gjyqësore për Fadil Kasemin

Subscribe në Ora News këtu br Katër ditë pas vrasjes së Fildes Hafizit, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ekspertizë psikike për ish-bashkëshortin Fadil Kasemi, i dyshuar si autor i vrasjes.Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga KLD të nisë verifikimin ndaj trupës gjyqësore të Kavajës, e cila e dënoi me 3 vite burg Fadil Kasemin, i denoncuar për tentativë vrasje nga ish-bashkëshortja. Po kështu ai kërkon nga Ministria e Drejtësisë të përjashtojë nga amnistia të dënuarit për dhunë në familje.br Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që Fadil Kasemi t?i nënshtrohet një ekspertimi psiqik për të parë gjëndjen e tij mendore. br Kërkesa është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila tashmë e ka bërë praktikë në çdo rast vrasjesh.br Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimet për vendimin e trupës gjyqësore të Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burgim Fadil Kasemin pas tentativës së tij të parë për të vrarë ish-bashkëshorten Fildes Hafizi në plazhin e Golemit.br Inspektoriati i KLD u vu në lëvizje nga presidenti Ilir Meta, i cili ende vazhdon të jetë kryetar i këtij Këshilli, deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. br Bëhet fjalë për vendimin e 28 prillit 2016 të dhënë nga trupa gjyqësore me kryesues Luan Lushën dhe anëtarë Ela Kajën e Markelian Koçon, i lënë në fuqi nga Apeli dhe i dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë.br Kasemi vuajti vetëm 1 vit e gjashtë muaj burgim pasi përfitoi nga amnistia e vitit të shkuar.br Presidenti Meta kërkoi që në mbledhjen e parë të KLD të raportohet për procedurat që duhet të ndiqen nga gjykatat gjatë lëshimit të urdhërave të mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje. br Në deklaratën për mediat, Meta nënvizon se gjatë mandatit nuk do të ushtrojë të drejtën e faljes për individët që ushtrojnë krime në familje.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 01:17

Your Page Title