Ora News – Rrokadë drejtuesish në Akademinë e Shkencave, Rama: Zgjodhën farsën

Ora News – Rrokadë drejtuesish në Akademinë e Shkencave, Rama: Zgjodhën farsën

Subscribe në Ora News këtu br Pavarësisht thirrjes së kryeministri Rama që akademisë së shkencave do ti ndërpriten fondet nëse nuk reformohet, ky institucion zgjodhi kryetari e ri të tij. Gudar Beqiraj fitoi përmes votave mandatin e tij të dytë, ndërsa Korkuti nga kryetar u zgjodh nënkryetar. Të dy akademikët ishin kandidatura të vetme, dhe pozicionet e reja të tyre u bënë thjesht rotacion. Në fund të procesit, Kryeministri Rama tha prerë se akademia zgjodhi farsën, ndaj dhe fondet do ti kalojnë universitetit.br Pavarësisht qëndrimit të kryeministrit Rama që nese akademika e shkencave nuk reformohet, nuk do të marrë asnjë qindarkë dhe duhet të lirojë godinë, anëtarët e këtij institucionin zgjodhën përmes votës drejtuesit.br Gudar Beqiraj do të rikthehet në krye të Akademisë së Shkencave, ndërsa kryetari Myzafer Korkuti do të mbaj postin e nënkryetarit. Mes dy drejtuesve të lartë të këtij institucioni, pati thjeshtë një rrotacion pozicionesh. Si kandidatura të vetme arritën të siguronin votat maksimale. Beqiraj me 28 vota pro dhe 3 vota kundër, Korkuti me 27 vota pro, 2 kundër dhe një abstenim.br Të drejtën e votës e ushtruan 31 anatarë, dhe i vetmi që nuk mori pjesë në këtë proces, d është akademiku Artan Fuga, i cili ka shprehur kritikat e tij më heret duke i konsieduar zgjedhjet farse dhe duke kërkuar ndryshime në rregullore ekzistuese.


User: Ora News Lajme

Views: 15

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 01:57