Anastas Angjeli: Të ulen taksat! - News, Lajme - Vizion Plus

Anastas Angjeli: Të ulen taksat! - News, Lajme - Vizion Plus

Ish-Ministri i Ekonomisë, sot deputet i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli është i mendimit se qeveria në mandatin e dytë të saj, duhet të zbatojë një politike fiskle më lehtësuese. Kjo nënkupton heqje apo reduktim të taksave, për të stimuluar investimet e huaja, aq shumë të nevojshme, por edhe për të nxitur sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si bujqësia.br br ?Mendoj se është koha e duhur për të aplikuar një politikë më liberale, më lehtësuese. Sidomos në bujqësi, nevojitet lehtësim të taksave për lëndët e para për fermerët. Ndërsa për investimet e huaja duhet të jemi konkurrues. Ende pas 27 vitesh, nuk kemi një zonë të lirë ekonomike.?br br Në intervistën për Vizion Plus, Angjeli thotë se Partneriteti Publik Privat është i nevojshëm si skemë për të zhvilluar ekonominë, por duhen vlerësuar me kujdes projektet dhe sektorët ku duhen aplikuar.br br ?Partneriteti Publik Privat nuk është një shpikje shqiptare. Kjo është një përvojë e shumë vendeve. Rëndësi ka të shikohet se kush do të jenë projektet që do të përzgjidhen, cilët do të jenë sektorët e ekonomisë që do mbështeten. Ndërsa duhet parë dhe eficenca e programit, me qëllim kthimin e investimit?.br br Lidhur me shkrirjen e disa ministrive, skema e re edhe pse nuk është më klasikja e qeverisjes, për Angjelin rëndësi ka produktiviteti i saj. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, pritet të zyrtarizojë programin e saj për 4 vitet në vijim, ku pritet të mësohet detaje lidhur me masat qe do të ndërmarrë në planin ekonomik.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 02:35

Your Page Title