Report TV - Maqedoni, "gjuha shqipe" në parlament, Gruevski kundër

Report TV - Maqedoni, "gjuha shqipe" në parlament, Gruevski kundër

Në parlamentin maqedonas nisi diskutimin për një projekt-ligj mbi përdorimin e gjuhëve, të cilat fliten nga të paktën 20 e popullatës.br br Ky projekt-ligj ka shkaktuar debat midis ligjvenësve, ndërkohë që ekspertët thonë se shqipja nuk do të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.br br Ligjvënësit e VMRO-DPMNE-së janë të vendosur që përmes procedurave dhe taktikave politike ta zvarrisin debatin pa u lënë hapësirë të tjerëve të shprehin mendimet dhe vlerësimet për çështjen, e diskutuar prej kohësh.br br Ministria e Drejtësisë që ka përgatitur draftin, thotë se me miratimin e tij do të përfitojnë të gjitha komunitetet dhe askush nuk do të dëmtohet nga ligji i ri.br br Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji tha se në këtë mënyrë Maqedonia do të zhvillohet në një shoqëri me qytetarë të barabartë.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 01:44

Your Page Title