Video/ Kapen mbi 1 ton kanabis në Karaburun

Video/ Kapen mbi 1 ton kanabis në Karaburun

Operacioni nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Guardia Di Finanza dhe Roja Bregdetare.br br Sekuestrohen 1 110 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe një mjet lundrues Gomonebr br Operacioni ka nisur mesditën e datës 05.09.2017 dhe është ende në vijim.br br Më datë 05.09.2017, rreth orës 14:44, në Sallën Operative të DVKM Vlorë, ka ardhur një telefonatë për largimin nga vendbazimi të një mjeti lundrues, pa kryer procedurat e daljes në det.br br Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, Reparti Special ?Delta? dhe GdF, kanë dalë në det dhe kanë filluar kërkimin e mjetit lundrues në zonën detare Shën Jan-Kepi i Gjuhëzës, në Karaburun.br br Gjatë kërkimit, në vendin e quajtur ?Zhapovel? në Karaburun është konstatuar një mjet lundrues, "gomone", i cili ecte me shpejtësi në drejtim të bregut të detit.br br br br Në ndjekje të mjetit lundrues me një person në bord, janë vënë mjetet lundruese të Policisë Kufitare, Delta Forcë, GdF-së dhe Rojes Bregdetare.br br br br Personi ka braktisur në breg të detit në Karaburun gomonen me një motorr ?Mercury? 150 hp dhe është larguar duke përfituar edhe nga terreni i pyllëzuar në këtë zonë.br br br br Nga toka kanë shkuar forca të tjera të Policisë Kufitare Vlorë , Repartit Special ?Delta?, të cilët kanë bërë krehjen e të gjithë zonës, por nuk është arritur të gjendet personi i larguar nga mjeti lundrues.br br Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e përbashkëta janë lënë në terren gjatë gjithë kohës, për tu riorganizuar sërish në mëngjesin e datës 06.09.2017.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2017-10-24

Duration: 01:23