Report TV - Ambasadorët e SHBA-BE takim me Ramën në Kryeministri

Report TV - Ambasadorët e SHBA-BE takim me Ramën në Kryeministri

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me ambasadorët e SHBA dhe të Bashkimit Europian në Shqipëri.br br Takimi i Ramës me ambasadorin e SHBA, Donald Lu dhe diplomatët e vendeve të BE nisi rreth orës 17:00 dhe përfundoi rreth orës 18:15 minuta.br br Në qendër të takimit mes Ramës dhe ambasadorëve, ishte njohja që kryeministri u bëri për objektivat në mandatin e dytë qeverisës. br br Ambasadori i SHBA, Lu ka dalë i fundit nga takimi, 10 minuta pasi janë larguar nga zyra e Kryeministrit diplomatët e vendeve të BE.br br Kryeministri informoi ambasadorët për prioritetet dhe integrimin në Bashkimin Europian.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-11-07

Duration: 08:23