Ora News – Dhoma e Tregtisë mbështet legalizimin e kanabisit dhe prostitucionit

Ora News – Dhoma e Tregtisë mbështet legalizimin e kanabisit dhe prostitucionit

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka ka dënuar çdo lloj presioni dhe dhune ndaj investitorëve të huaj. Në një reagim për mediat pas largimit të investitorit libanez kompania e të cilit do të kryente një investim prej 450 milionë dollarë në vendin tonë, Jaka tha se Shqipëria duhet të krijojë mundësi dhe klimë të përshtatshme për investimet e huaja.br Jaka: Incidenti i ndodhur kohët e fundit është një incident që dënohet nga të gjithë dhe në mënyrë të veçantë nga dhoma e tregtisë, pra është një incident që nuk duhet ti ndodhë vetëm një investitori të huaj por asnjë investitori dhe qytetari shqiptar dhe në rastin konkret është shumë e rëndësishme që ne të fokusohemi për të bërë një analizë me qetësi dhe të presim edhe rezultatet e hetimit sepse është shumë e rëndësishme që mos promovojmë paraprakisht efekte dhe pasoja pa e ditur se kush ka qenë edhe shkaku i goditjes. Kemi një iniciative investimi që në 2008 dhe që akoma nuk është implementuar. Është shumë e rëndësishme që ne të ndërgjegjsohemi për seriozitetin e investitorëqve të huaj.br Gjatë konferencës për shtyp, Nikolin Jakaj u ndal edhe tek çështja e kanabist, kur propozoi legalizimin njësoj si Holanda.br Jaka: Pse mos zbatojmë edhe ne formulën e Holandës, Italisë apo dhe të Greqisë për lejimin e kanabisit për nevoja farmaceutike apo siç e lejon edhe ligjet europiane.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-03-07

Duration: 01:49