Ora News – Zgjidhet problemi i energjisë për zonën e Spitallës dhe ish-Kënetës

Ora News – Zgjidhet problemi i energjisë për zonën e Spitallës dhe ish-Kënetës

Subscribe në Ora News këtu br OSHEE ka finalizuar një projekt më rëndësi për 20 mijë banorë të zonës së Spitallës dhe ish-Kënetës në Durrës. Falë investimit 1.5 milionë euro, ka përfunduar ndërtimi i 5 fidrave të rinj që dalin nga Nstacioni i Spitallës dhe lidhen në formë unaze me fidrat e NStacionit të Shkozetit. Me këtë investim reduktohen ndjeshëm humbjet dhe menaxhohet më mirë ngarkesa në rrjet.br Mbi 20 mijë banorë në zonën e Spitallës dhe ish-Kënetës në Durrës nuk do të vuajnë më mungesën e energjisë elektrike.br Garancia vjen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili ka përfunduar investimin për ndërtimin e 5 fidrave të rinj me dalje nga nënstacioni i Spitallës.br Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, tha se me këtë investim reduktohen ndjeshëm humbjet dhe menaxhohet më mirë ngarkesa në rrjet.br Adrian Çela: Me këto fidera dhe me sistemin unazë që lidhen me nënstacionin e Shkozetit, qyteti i Durrësit do të ketë të garantuar cilësinë e furnizimit tashmë, do të ketë të garantuar numrin e difekteve që minimizohen.br Për të përmirësuar furnizmin me energji elektrike, kryesisht në zonat turistike të Durrësit dhe Kavajës, kreu i OSHEE-së tha se po kryhen investime në ndërtimin e nënstacioneve të reja.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-03-07

Duration: 01:15