Ora News – Vau i Dejes, Basha: Rama ka tradhtuar shqiptarët, shkeli çdo premtin

Ora News – Vau i Dejes, Basha: Rama ka tradhtuar shqiptarët, shkeli çdo premtin

Subscribe në Ora News këtu br Nga Vau i Dejës, ku ka takuar dhe bashkëbisëduar më drejtuesit e struktuarave, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha , e vlerësoi kryeministrin Edi Rama si tradhtar të madh të shqipatreve të cilët sic tha ai i ka zhytur në varfëri, krim dhe korrupsion. Basha, tha se ndërsa po vjen përballja me qytetarët, kryeministri ka filluar sërish me mashtrimet e tij për tua hedhur shqiptarëve.br Në kuadër të turit të ri politik, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Vaun e e Dejës. Rama është shkaktari i situtës së rëndë ekonomike dhe sociale në vend, tha Basha, duke vlerësuar kruyministrin si tradhtarin e madh të shqiptarve.br Basha: ?A ka njeri që i ka tradhtuar më shumë shqiptarët sesa Edi Rama që u premtoi 300 mijë vende pune dhe i nisi 200 mijë refugjat? A ka njeri që i ka tradhtuar më shumë shqiptarët se sa Edi Rama që u mori votën për shëndetësi falas dhe e ka katandisur shëndetësinë në gjendje mesjetare? Sepse milionat që duhet të shkojnë për përmirsimin e shërbimit të materniteteve, për ilaçet më bazike, për oksigjenin, i merr Vilma Nushi dhe i ndan në fshehtësi me Edi Ramën dhe me shpurën e tij të korruptuar. A ka tradhti më të madhe se sa të vish në pushtet duke përdorur si kalë beteje ndalimin e importit të mbetjeve dhe në momentin më të parë t?i kthesh kurrizin e të rikthesh mbetjet dhe ata që dje i quajte heronj t?i quash sharlatanë. A ka tradhti më të madhe sesa t?i premtosh popullit se do t?u ulen taksash dhe tua rrisësh taksat? A ka tradhti më të madhe ndaj popullit t?i premtosh se do përmirësosh qeverisjen dhe t?i vesh kriminelët në qafë ? A ka tradhti më të madhe për popullin se sa të marrësh milionat, miliardat e buxhetit që i vjel me taksat e rritura, me faturat e rritura, ti marrësh të gjitha për vete dhe për një grusht biznesmenësh hajdut dhe popullin ta lësh para tre alternativave; varfëri absolute, burg ose emigracion.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-03-07

Duration: 01:57

Your Page Title