Ora News - Import mbetjesh? Nishani: Qëndrimi pasi të takoj shoqërinë civile

Ora News - Import mbetjesh? Nishani: Qëndrimi pasi të takoj shoqërinë civile

Subscribe në Ora News këtu br Pavarësisht se nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar nëse do ta kthejë ose jo ligjin për importin e mbetjeve për rishqyrtim, Presidenti Bujar Nishani është shprehur se interesi i qytetarëve do të jetë mbi gjithçka.br br Kreu i shtetit tha se nuk do të ketë zvarritje të qëndrimit të Presidentit për këtë çështje, kur kane ngelur dhe 9 dite kohe qe ai te shprehet ose jo me dekret.br br Nishani: Është shumë e rëndësishme që çështje të tilla madhore që lidhen me interesin e publikut ne gjithmonë ti fokusojmë në rrugën e zgjidhjes të këtij interesi. Interesi i publikut gjithmonë prevalon, interesi i marrjes së mendimit dhe shprehjes së mendimit dhe vullnetit të sovranit që në fund të fundit për gjithësecilin prej nesh është qytetari të prevalojë dhe të jetë ai maksimalisht i respektuar.br br Presidenti Nishani bëri me dije se tashmë ka vënë në punë specialistët dhe këshilltarët juridikë për të shqyrtuar aspektet juridike dhe legjislative të ligjit. Po kështu, kryetari i shtetit tha se po organizon një takim konsultues me shoqërinë civile.br br Për më shumë lexoni në: ...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-03-07

Duration: 01:43

Your Page Title