Ora News – Masakër në Shkodër. Pas lojes me poker vret dy persona, plagos katër

Ora News – Masakër në Shkodër. Pas lojes me poker vret dy persona, plagos katër

Subscribe në Ora News këtu br Dy persona janë vrarë në Shkodër mbrëmjen e djeshme pas një konflikti që ka ndodhur në një lokal që sipas policisë dyshohet se ka ndodhur pas lojës me poker. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 të 3 tetorit 2016.br Sipas policisë Miklovan Parubi, 33 vjec ka vrarë me armë zjarri shtetasin Arjet Saiti 42 vjec dhe Gacalin Kopshtin 30 vjec.br Gjithashtu janë 4 të plagosur, shtetasit A.P. 42 vjeç, N.M. 35 vjeç, V.K.22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.br Dyshohet se krimi ndodhi pas një konflikti gjatë një loje pokeri.Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara.br Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones në bashkëpunim me F.N.Sh-në me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.br Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.br Shërbimet e Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër së bashku me forcat FNSH janë në ndjekje të autorit.br br Për më shumë lexoni në: ...


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2018-03-07

Duration: 01:57

Your Page Title