Ora News – Paralajmërimi i Sejkos: Qeveria kujdes me borxhin dhe deficitin buxhetor

Ora News – Paralajmërimi i Sejkos: Qeveria kujdes me borxhin dhe deficitin buxhetor

Subscribe në Ora News këtu br Pavarësisht se vlerësoi impaktin që do të ketë në konsum rritja e pagave dhe pensioneve, guvernatori Gent Sejko i kërkoi qeverisë që të bëj kujdes me borxhin dhe deficitin buxhetor.br Sipas kreut të Bankës Qendrore vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve është ekskluzivitet i qeverisë, por ende nuk ka një draft final për këtë çështje.br Sejko: Në shikim të parë kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit, pasi ne kemi theksuar që politika monetare lehtësuese dhe stimuluese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë me qëllim rritjen e kreditimit, konsumit dhe të investimeve, nuk është e mjaftueshme pa ndërmarrë reformat strukturore. Në këtë aspekt, ne do të shihnim rritjen e pagave dhe pensioneve, si një faktor stimulues në drejtim të rritjes së konsumit. Nga ana tjetër, ne si Bankë e Shqipërisë jemi të interesuar për të ruajtur balancat makroekonomike, uljen e deficitit buxhetor dhe vazhdimin e konsolidimit fiskal.br Ndërkohë, për sa i përket rritjes ekonomike Gent Sejko bëri një parashikim optimist për dy vitet në vijim.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-03-07

Duration: 01:43