Cenimi i sigurise ne shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

Cenimi i sigurise ne shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

Edhe pse masat per vitin e ri shkollor parashikonin rreth 250 efektive te cilet patrullojne prane shkollave, serish ngjarjet kriminale nuk kane munguar. Ne shkollen e mesme Cajupi pak dite me pare dy te rinj u perfshine ne konflikt ndersa njeri prej tyre u plagos rende me thike.Ngjarja e rende fare pranë oborrit të shkollës vuri në pikëpyetje masat e policisë por ringriti dhe shqetësimin e armëve të cilat futen në këto institucione arsimore. Ndonëse për rastin policia e Tiranës pritet të ndryshojë dicka në planin e masave Zv.Drejtori i policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu kërkoi vëmendjen e mësuesve. Sipas tij janë mësuesit ata që mund të japin informacionin e nevojshëm për nxënës problematike. Policia ngre dhe shqetësimin e kontrolleve fizike të cilat vazhdojnë të mos bëhen në prani të efektivëve. Në të paktën dy konflikte mes të rinjve debati ka nisur në ambientet e shkollave e ka përfunduar në përplasje fizike e deri dhe në plagosje.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-03-07

Duration: 02:05

Your Page Title