Familjarët e Marnikollajt kërkojnë drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

Familjarët e Marnikollajt kërkojnë drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

Familjarët e Pëllumb Marnikollaj, shqiptarit të dyshuar se u vra në një nga rajonet e policisë greke protestuan mëngjesin e kësaj të enjteje para bllokut të ambasadave. Ata kërkojnë nga autoritetet e shtetit fqinj zbardhjen e vrasjes së familjarit të tyre ndërsa shprehen se ende nuk kanë marrë raportin e mjekësisë ligjore në Shqipëri. Familjaret e Marnikollës deklarojnë se 28-vjeçari, nuk është hedhur nga kati i tretë apo i katërt i godinës së policisë siç thuhet nga autoritete greke, por është dhunuar e më pas hedhur. Për rastin ka një hetim si nga Prokuroria e Lezhës, por edhe shtetit fqinj, ndërsa kur ka kaluar me shume së një muaj nga ngjarja ende nuk ka një përgjigje zyrtare.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-03-08

Duration: 01:20

Your Page Title