“Dadafest” sjell në Tiranë shkrimtarë e artistë - News, Lajme - Vizion Plus

“Dadafest” sjell në Tiranë shkrimtarë e artistë - News, Lajme - Vizion Plus

Keto jane imazhet e para te përdoruara nga ?dadaistët?, artistët që manifestuan një lëvizjeje artistike që u krijua 100 vjet më parë. ?Dadaizmi? që e mori emrin nga belbëzimet e para të fëmijëve, synonte që të çlironte artin nga gjithçka që bie erë gazetarie, pushteti, feje, norme apo rregulli të përcaktuar, thjesht duke thënë: ?Dada?. E ndërsa në të gjithë botën kremtohet 100-vjetori i dadaizmit, në javën e fundit të shtatorit Tirana bëhet për herë të parë ?dada?. Festivali ?Poeteka? këtë vit nën emrin ?DadaFest? sjell nga data 26 shtator shkrimtarë e përfaqësues bashkëkohor evropianë që në krijimtarinë e tyre ka pak ?dada?. Disa poezi nga sahati i Tiranës, që i flet gjithë qytetit, një performance tek instilacioni ?Reja?, apo një mbrëmje ?Dadamama? në sallën e një teatrit janë vetëm disa nga surprizat që ky festival ju fton të shijoni e të zbuloni mbi ?dadaizmin?.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-03-08

Duration: 02:09

Your Page Title