Durrës, hapet mozaiku i Meandrit - News, Lajme - Vizion Plus

Durrës, hapet mozaiku i Meandrit - News, Lajme - Vizion Plus

Hartës së monumenteve të kulturës në Durrës i shtohet një tjetër objekt me vlera të rralla arkeologjike. Mozaiku i Meandrit i zbuluar para 10 vitesh në lagjen 11 të qytetit tashmë është hapur për vizitorët, pas rikonstruksionit të mjediseve poshtë pallatit ku u zbulua. Mozaiku i Meandrit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë para një viti. Ai ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje, në formën e kryqit të thyer. Mozaiku u zbulua në vitin 2005, gjatë gërmimeve për ndërtimin e një pallati. Ai ka një sipërfaqe prej 7 metrash katrorë i punuar në teknikën bardhë e zi. Për promovimin e këtij monumenti, në mjediset e tij është realizuar edhe shfaqja ?Muzat në Epidamn? me regji të Adelina Muçës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-03-08

Duration: 01:08