Bulqizë, makina shkrumbohet nga flakët - News, Lajme - Vizion Plus

Bulqizë, makina shkrumbohet nga flakët - News, Lajme - Vizion Plus

br Një makinë u shkrumbua nga flakët mbrëmjen e së premtes në aksin nacional Bulqizë ? Klos, në vendin e quajtur Qafa e Buallit.br br Si pasoje e flakëve u dogj rëndë dhe drejtuesi i mjetit tip Ford Shkëlqim Çela me origjinë nga Fushë Kruja.br Policia e cila mbërriti në vendngjarje arriti ne përfundimin se makina, e cila lëvizte në drejtim të Fushë Krujës, mori flakë në ecje e më pas u shkrumbua plotësisht.br br Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët pikasën zjarrin e gjetën 42 vjeçarin pak metra larg mjetit. Ata transportuan Çelën në spitalin e Bulqizës, ndërsa sipas mjekëve ai është djegur në 70 përqind të trupit, ndaj dhe është bërë transportimi në Tiranë për mjekim më të specializuar.br br Paraprakisht shkak i djegies së mjetit dyshohet një shkëndijë elektrike në bateri. Policia tha se drejtuesi i cili ndodhej i vetëm në makinë, ka tentuar fikjen e zjarrit ku për pasojë ka pësuar djegie të shkallës së rëndë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 00:54