Ora News – Nis faza e tretë e anti-informalitet, Rama: Rritje ekonomike 5%

Ora News – Nis faza e tretë e anti-informalitet, Rama: Rritje ekonomike 5%

Subscribe në Ora News këtu br Qeveria do të nisë së shpejti fazën e tretë të luftës anti-informalitet. Gjatë prezantimit të programit për 4 vitet e ardhshme, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se aksioni do të nisë që në 100 ditët e para. Kreu i qeverisë premtoi rritje ekonomike deri në 5, 220 mijë vende punë dhe ndryshim rrënjësor të turizmit. Por për kreun e opozitës këto janë premtime boshe, pasi ekonomia shqiptare është shkatërruar.br Në 100 ditët e para të qeverisjes një nga objektivat e qeverisë duket se do të jetë lufta ndaj informalitetit.br Gjatë prezantimit të programit në Kuvend, kryeministri Edi Rama theksoi se aksioni do të vijojë pa ndërprerje për 4 vitet e mandatit, por këtë radhë do të jetë me qasje të re.br Rama: Lufta kundër informalitetit do të hyjë po ashtu në një faqe të re qysh në 100 ditët e para të qeverisjes dhe do të nisë me një ndryshim të ndjeshëm në qasje dhe rezultate, që do të konsolidohet pa ndërprerje për katër vite me rradhë.br Përsa i përket rritjes ekonomike, kreu i qeverisë premtoi se do të kapë shifrën mbi 5 ndërsa premtoi hapjen e 220 mijë vendeve të reja të punës.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 02:13

Your Page Title