Debati parlamentar për programin e qeverisë “Rama 2” - News, Lajme - Vizion Plus

Debati parlamentar për programin e qeverisë “Rama 2” - News, Lajme - Vizion Plus

Lulzim Basha ka heshtur per 3 muaj me radhe e ka zgjedhur fjalën e tij te pare ne parlament si kryetar i Partisë Demokratike, per te deklaruar se marrëveshja e 18 majit me Edi Ramen ka rene. Basha ishte i pari qe çeli maratonën e diskutimeve per programin qeverisës ne orën 9 te mëngjesit, duke e bere te qarte se i vetmi produkt i marrëveshjes është futja e Partisë Demokratike ne zgjedhje, duke i hequr mundësinë Rames te emëroje vete opozitën.br br br ?Thelbi i marrëveshjes së 18 majit, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj, dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje. Aleanca e pandërprerë asnjë çast e Ramanjishit me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen.?br br E pasi e ka beret e qarte se nuk do te ketë bashkëpunim me Edi Ramen, Basha ka theksuar se qeveria Rama 2 nuk premton gje tjetër veç thellimit te korrupsionit e varfërisë.br br ?Kësaj radhe Tepsinë e ke të gjithën për vete. Me dy garuzhdet e tua Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri dhe ministrat e tjerë, si peceta për të fshirë buzët.?br br Sipas tij programit qeverisës i mungon thelbi dhe vizioni.br br ?Në fakt, program me google search do ishte përshkrimi më i mirë i tij. Në të, lexon banalitete të tilla si ?rritje ekonomike inteligjente?, apo ?integrim europian cilësor?, apo ?diplomaci dixhitale?, ?luftim të papunësisë me startupe?, apo vendosjen e prioritetit tek energjia e rinovueshme kur në fakt Shqipëria ka gjithë historinë e saj që prodhon gjithë energjinë e saj nga burime të rinovueshme, nga hidrocentralet.?br br Basha ka theksuar se ky program ka vetëm dy tipare.br br Kalimin e të gjithë pasurisë dhe pushtetit ekonomik të vendit në pak duar oligarkëshbr Financimin e qeverisë dhe ekonomisë me anë të borxhit, që do çojë në krizë financiarebr br Per kryetarin e PD Basha ky parlament ka vetëm nje mision, reformën zgjedhore.br br ?Nëse kjo nuk ndodh, nese kjo asamble nuk i kthen sendin e vjedhur popullit, përmes zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, atëherë atij i lind e drejta t?i shqyejë dyert e gjirizit dhe ta marrë përpara këtë gjëndër të së keqes që ka tash sa vjet qe fryhet e majmet ne kurriz te nje Shqipërie që mplaket e rrudhet.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 02:16

Your Page Title