Kapen mina me telekomandë, arrestohen dy persona

Kapen mina me telekomandë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës të koduar ?explosion? ku u sekuestruan mina me telekomandë.br br Të arrestuarit janë Jurgen Muho 24 vjeç dhe Eraldo Kataroshi 19 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, moskallëzim krimi dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.br br Dy të rinjtë u kapën në rrugën ?Teodor Keko? duke udhëtuar me makinën Volkswagen Polo, që drejtohej nga 24-vjeçari Muho.br br Brenda automjetit, policia gjeti një çantë brenda së cilës kishte 3 mina të pajisura me celular Nokia, që përdoreshin për shpërthimin e tyre në distancë.br br Dy të arrestuarit akuzohen për mbajtje pa leje të bombave, minave dhe lëndëve plasëse.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 00:36