Report TV - Mbledhja e parë e qeverisë zgjat 2 orë, vendimet që u miratuan

Report TV - Mbledhja e parë e qeverisë zgjat 2 orë, vendimet që u miratuan

Pas betimit në Presidencë, qeveria "Rama 2" zhvilloi mbledhjen e parë e cila zgjati plot 2 orë.br br Në këtë mbledhje të kabinetit janë miratuar 23 projektvendime të rëndësishme, mes të cilëve edhe shpallja e vitit 2018 si viti mbarëkombëtar i Skënderbeut. br br Qeveria ka zgjedhur dhe kandidatët e Komisioneve të Prokurimit Publik. Pika e tretë e rendit të ditës ka qenë miratimi i procedurave të shërbimit publik elektronik. br br Pika e 4 dhe e 5 e rendit ishin ngritja e komisionit shtetëror për Skënderbeun i cili do kryesohet nga presidentët Ilir Meta dhe Hashim Thaçi si dhe dhënia e godinave për organet e Vettingut.br br Ndërsa një tjetër pikë e rëndësishme, edhe pse simbolik, ishte miratimi i një fondi ndihme financiare për dëmet e uraganit "Irma" në SHBA.br br Këtë të fundit kryeministri Edi Rama e paralajmëroi edhe gjatë seancës plenare dy ditë më parë, kur prezantoi programin e qeverisë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 01:26

Your Page Title