Ora News – Bushati: Shpejt mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, Pacolli: Në Korçë!

Ora News – Bushati: Shpejt mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, Pacolli: Në Korçë!

Subscribe në Ora News këtu br Vizitën e parë zyrtare si ministër i Jashtëm i Kosovës, Begjet Pacolli e ka zhvilluar në Tiranë.br Homologu i tij Ditmir Bushati tha se mbledhja e radhës e dy qeverive do të zhvillohet shumë shpejt, duke shtuar se shpresonte brenda këtij viti. Kryediplomati kosovar tha se kishte propozuar që mbledhja e dy qeverive të zhvillohej në Korçë.br Pjesë nga deklaratat:br Bushati: Për ne, Kosova është partner strategjik dhe duhet ta thellojmë këtë marrëdhënie jo thjesht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mundësisht brenda këtij viti, por eliminimin e të gjitha barrierave që ekzistojnë në fushën tregtare.br Kemi diskutuar edhe për sa i përket nevojës për racionalizimin e forcave, burimeve njerëzore në përfaqësimin diplomatik. Ka tre praktika të mira, Milano, Bari dhe Mynihu. Ne do ta zgjerojmë këtë praktikë.br E ftova zt.Pacolli edhe për një aktivitet që do të bëjmë së shpejti për diplomacinë ekonomike.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 02:12

Your Page Title