Ora News – Ministri Gjiknuri ndalon ‘policinë gri’ të dalë në rrugë

Ora News – Ministri Gjiknuri ndalon ‘policinë gri’ të dalë në rrugë

Subscribe në Ora News këtu br Në ditën e parë të punës, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka pezulluar ushtrimin e kontrollit në rrugë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë. Pezullimi i veprimtarisë së kontrollit në rrugë do të bëhet deri në ristrukturimin e këtij institucioni dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme të Rregullores së Zbatimit të Kodit Rrugor.br ?E famshmja ?policia gri? e cila do të shkrihet që në mbledhjen e parë të qeverisë sepse arsyeja e ekzistencës së këtyre strukturave dhe plot të tjerave ka vdekur në fakt me kohë?pati deklaruar Rama.br Me fillimin e punës në mënyrë zyrtare, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka vënë në zbatim deklaratën e e kryeministrit Edi Rama.br Me anë të një urdhri, Ministri Gjiknuri ka firmosur pezullimin e veprimtarisë së ushtrimit të kontrolleve në rrugë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë ose siç njihet ndryshe ?policia gri?.br Ky vendim do të jetë në fuqi deri në momentin që do të bëhet ristrukturimi i këtij institucioni dhe do të bëhet miratimi i ndryshimeve të nevojshme të Rregullores së Zbatimit të Kodit Rrugor.br Për zbatimin e këtij urdhri është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë.br Sipas shkresës së Ministrit, pezullimi i kontrolleve nga ?policia gri? po bëhet edhe për faktin se paraqet rrezikshmëri, jo vetëm për jetën dhe shëndetin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në rrugë, por edhe për atë të kontrollorëve të rrugëve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 01:39