Report TV - Kulla e Prek Calit, Bashkia: Ndërtimi mbi rrënoja, pa leje

Report TV - Kulla e Prek Calit, Bashkia: Ndërtimi mbi rrënoja, pa leje

Vijon të mbetet mister shembja e kullës historike të Prek Calit në Vermosh. br br Rrafshimi i ndërtesës së njeriut që ka kryesuar protestat e para anti-komuniste në Europë në 1945, ka hapur edhe një debat politik në vend. br br Bashkia e Malësisë së Madhe ka reaguar publikisht për këtë çështje, duke sqaruar se ndërtesa nuk është shembur nga ky institucion, por nga persona të paautorizuar. br br Ndërsa ndërtimi i ri mbi rrënojat e kullës shekullore, sqaron bashkia, ka qenë pa leje dhe për këtë arsye ka prishur punimet e nisura pak javë më parë.br br ?Me datën 16.08.2017 është paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë nje ankesë me gojë dhe me shkrim Z. Ndue Dok Dreshaj banor i fshatit Rapshë të Njësisë Administrative Kastrat se është shëmbur Kulla e dajës së tij Prek Cali. (Sqarojmë se Z. Ndue Dok Dreshaj është personi më i afërt i mbetur nga familja e Prek Calit).br br Me datë 17.08.2017 kemi shkuar në vendngjarje për verifimikim IVMT ku është konstatuar që Kulla në fjalë ishte shëmbur plotësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti të ri nga themelet?.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 02:28

Your Page Title