Roboti drejton orkestrën, shpikja eksperimentohet ne teatrin Verdi - News, Lajme - Vizion Plus

Roboti drejton orkestrën, shpikja eksperimentohet ne teatrin Verdi - News, Lajme - Vizion Plus

Ky nuk është një koncert i zakonshëm. E gjithë orkestra drejtohet nga një robot. Ai quhet YuMi dhe është shpikja e fundit e kompanisë zvicerane ABB. Ka dy duar dhe është gati të performojë me orkestrën filharmonike Lucca dhe tenorin italian Andrea Bocelli.YuMi është makinë shumë e avancuar, fantastike. Por i mungon ndjeshmëria, më së shumti i mungon ndërveprimi. ?Nëse orkestra duhet të gabojë diku, YuMi nuk ndalet. Ai nuk korrigjon asgjë. YuMi nuk lejon asnjë gabim. As për veten as për orkestrën?, - thotë Andrea Colombini, dirigjent i orkestrës filharmonike Lucca pak para provës.?Lëvizja e duarve të robotit dirigjent ishte e pamendueshme më parë, është tërësisht një eksperiencë fantastike, kjo që përjetuam me këtë koncert. Dhe do të jetë vërtet e mrekullueshme për orkestrën që lëviz nëpër itali, në Londër apo kudo në Europë për koncerte?.Koncerti është mbajtur në teatrin Verdi në Pissa të Italisë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 01:24

Your Page Title