Report TV - Pronari i anijes: Do të lirohen shpejt, Libia s’ka pretendime

Report TV - Pronari i anijes: Do të lirohen shpejt, Libia s’ka pretendime

Pronari i anijes shqiptare të bllokuar në Libi, Eduart Skora deklaroi në një lidhje telefonike për Report Tv se autoritetet e shtetit afrikan nuk kanë më pretendime dhe shumë shpejt do të lirohet nga porti për të vijuar itinerarin e kthimit.br br Përsa i përket klandestinëve, ai shprehet se ishin 300 deri 500 që hipën në anije në momentin që autoritetet e kthyen në port për verifikime dhe plaçkitën.br br Eduart Skora përsërit se gjendja e ekuipazhit është shumë e mirë, ndërsa kritikon sjelljen e autoriteteve për kapërcimin e situatës së krijuar.br br Anija shqiptare, sipas Eduart Skorës ishte ngarkuar me rërë dhe destinacion kishte Maltën, ndërsa u ndalua tre ditë më parë për verifikime për dyshime për kontrabandë.br br Ekuipazhi përbëhet nga marinarët shqiptarë; Xhodet Celaj, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Jurgen Balla dhe tre malazezë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 01:15