Trafikantët tentuan të përdorin anijen shqiptare në Libi

Trafikantët tentuan të përdorin anijen shqiptare në Libi

Tv Klan ka siguruar foto të anijes shqiptare në portin e Tripolit me flamur panamez, ?Envi 1? e bllokuar prej disa ditësh në Libi.br br Siç shihet, mbi të kanë vërshuar qindra njerëz, që kërkojnë të largohen nga Libia e përfshirë në kaos që prej Pranverës Arabe dhe vrasjes së Muhamar Gedafit. br br Anija me 5 marinarë shqiptarë dhe me 3 drejtues malazeze u ndalua për kontroll, pasi ishte larguar afro 12 milje nga porti i Tripolit.br br Në momentin e ndalimit ajo kishte te ngarkuar rërë që do ta transportonte në Maltë.br br Por sapo është rifutur në port, mbi të kanë vërshuar mijëra libiane që kërkojnë të emigrojnë në vendet e Bashkimit Europian.br br Drejtuesit e anijes thonë se gjithçka ka qenë e organizuar nga zyrtarë libianë të lidhur me bandat e trafikut, me qëllim që anija e mallrave të përdorej për të kaluar klandestinët.br br Alarmi i dhënë nga autoritetet shqiptare, pas njoftimit te marre nga pronaret, bëri që autoritetet libiane të ndërhyjnë seriozisht dhe t?i largojnë emigrantet.br br Anija pritet te niset nga porti i Tripolit pas kryerjes se disa dokumenteve për arsyet e ndalimit.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 01:04