Ora News - Operacioni - Memaliaj, 41-vjeçarit i gjendet 42 kg kanabis në shtëpi

Ora News - Operacioni - Memaliaj, 41-vjeçarit i gjendet 42 kg kanabis në shtëpi

Subscribe në Ora News këtu br Një sasi prej 42 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në banesën e një 41-vjeçari nga Memaliaj.br Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Spartak Caca, 41 vjeç, banues në fshatin Xhafaj.br ?Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Spartak Caca, në fshatin Xhafaj, Memaliaj kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti. Si rezultat, shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke zhvendosur 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike në oborrin e banesës së tij në fshatin Xhafaj, Memaliaj. Pesha totale e lëndës ishte 42 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale?, sqaron policia.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 00:22