Ora News - Dy vlonjatë arrestohen për drogën e fshehur mes kanateve të dritareve duralumini

Ora News - Dy vlonjatë arrestohen për drogën e fshehur mes kanateve të dritareve duralumini

Subscribe në Ora News këtu Dy vlonjatë janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me trafikun e drogës përmes kamionit nga Vlora drejt Italisë.br Droga ishte fshehur në brëndësi të kanatave të 9 dritareve duralumini, brenda një automjeti kamion tip ?Mercedes Benz? me targa AA 939 LK.br Policia e Vlorës saktëson sot se sasia e sekuestruar arrin në 79 kgbr ?Në përfundim të hetimeve Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë kanë arrestuar në flagrancë si autorë të kësaj vepre penale shtetasit : Arben Kamberaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, Irakli Myrto, 48 vjeç, banues në Vlorë. br I përfshirë në këtë veprimtari rezulton të jetë edhe shtetasi R.B., (për arsye hetimi, nuk jepen më tepër të dhëna), i cili është shpallur në kërkim policor.br Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike si edhe automjetin kamion.br Po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.br Materialet janë referuar në Prokurori, për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë? parashikuar nga neni 283a e 22 i Kodit Penal.


User: Ora News Lajme

Views: 9

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 00:25

Your Page Title