Report TV - Nis Vettingu, zbarkojnë në Tiranë vëzhguesit e BE-SHBA

Report TV - Nis Vettingu, zbarkojnë në Tiranë vëzhguesit e BE-SHBA

Ligji i Vettingut po futet në hallkën më të rëndësishme, atë të zbatimit të tij. BE dhe SHBA kanë nisur këtë javë vëzhguesit e tyre drejt Tiranës, për t?i hapur rrugë ligjit mjaft të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, që do të pastrojë gjyqwësorin shqiptar. br br Vëzhguesit e emëruar nga Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të Vettingut zbarkojnë në Tiranë duke filluar nga kjo javë.br br Vëzhguesit e ligjit më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare do të vijnë në Tiranë për detyrën e tyre afatgjatë. Lajmi është bërë i ditur nga Delegacioni Evropian në vendin tonë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.br br Janë 7 vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe 1 nga SHBA, të cilët duke filluar nga kjo javë do të marrin në dorë ?frenat? e drejtësisë shqiptare dhe spastrimin saj e të korruptuarve.br br ?Që nga kjo javë, vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të vetingut do të vijnë në Shqipëri për detyrën e tyre afatgjatë.br Që nga kjo javë, vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të vetingut do të vijnë në Shqipëri për detyrën e tyre afatgjatë. Vendosja në Tiranë e gjithë ekipit prej tetë vëzhguesish (shtatë nga gjyqësorët e shteteve anëtare të BE-së dhe një nga gjyqësori i SHBA-ve) do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, bashkë me mbërritjen e stafit ndihmës për kryerjen e detyrave siç parashikohen në legjislacionin kombëtar?, thuhet në njoftim.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 00:49