Ora News – Tragjedi në Durrës, trenjakët 3 vjeçarë digjen në banesë

Ora News – Tragjedi në Durrës, trenjakët 3 vjeçarë digjen në banesë

Subscribe në Ora News këtu br Durrësi është tronditur pasditen e sotme nga një ngjarje tragjike. Tre fëmijë të mitur të familjes Konçi kanë humbur jetën, pasi banesa e tyre ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30 në Romanat, një fshat në veri të Shijakut.br br Viktimat, trenjakë të moshës 3 vjeç, të tre meshkuj, mësohet se kanë qenë vetëm nnë banesë në momentin kur ka rënë zjarr.br br Trupat e pajetë të tyre u nxorën nga zjarrëfikësit. Ndërsa shtëpia dhe mobileritë pothuajse janë djegur plotësisht.br br Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se e ëma e viktimave ka dëshmuar se i kishte mbyllur fëmijët vetëm në shtëpi dhe është larguar për punë larg shtëpisë.Kur është kthyer ka parë shtëpinë në flakë. Edhe babai i tre djemve të mitur nuk ndodhej në shtëpi.br br Ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesë, por dyshimet e para të policisë lidhen me faktin se trenjakët mund të ketë qenë duke luajtur me shkrepëse dhe u kanë vënë flakën orendive.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 00:58