Klan Plus - Kush është Aurela, 18-vjeçarja e vetëvrarë në Kukës

Klan Plus - Kush është Aurela, 18-vjeçarja e vetëvrarë në Kukës

Aurela 18 vjeç, vajza që shihni në foton më poshtë, prej 23 ditësh ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga banesa e saj në fshatin Gdheshtë të Kukësit.br br Pas një operacioni të gjerë, Policia e Kukësit arriti ta gjente të varur në një zonë shumë të pyllëzuar dhe në një terren të vështirë malor rreth 2 km larg banesës.br br Mjeku ligjor i cili shkoi nga Tirana në qytetin verilindor përcaktoi se shkaku i vdekjes është vetëvrasja me litar.br br Sendet dhe telefoni personal është arritur të gjendet në vendin e ngjarjes.br br Policia konfirmon se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por po heton për shkaqet që shtynë 18-vjeçaren të kryente aktin e rendë të vetëfiljimit.br br E fejuar që prej 10 muajsh, Aurela sipas të afërmve nuk ishte patur probleme të fejuarin dhe madje shkonin mirë.br br Në pyetje janë marrë të gjithë familjarët, 4 motrat, vëllai i vogël dhe dy prindërit e të ndjerës për të zbardhur arsyet e vetëvrasjes.br br Policia shprehet e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në këtë pjesë ndërsa po hetohet në bashkëpunim me prokurorinë dhe për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 01:06