Biznesi, “lumë” ankesash ministres Sonila Qato - News, Lajme - Vizion Plus

Biznesi, “lumë” ankesash ministres Sonila Qato - News, Lajme - Vizion Plus

Komuniteti i biznesit ka shfrytëzuar takimin e parë me Ministren e Sipërmarrjes Sonila Qato për të parashtruar një sërë ankesash që ata kanë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.br br Nisur edhe nga aksioni i fundit që do të nisë qeveria kundër informalitetit, sipërmarrësit kërkuan që kontrollet të jenë të kujdesshme dhe jo subjektive. Ndërsa struktura e Këshillit Kombëtar Ekonomik, sipas tyre, ka nevojë të rikonceptohet brenda Ministrisë.br br br Ministrja Qato tha se qeveria është e vendosur që të mos tolerojë asnjë prej zyrtarëve të shteti qe cenon aktivitetin ekonomik të çdo biznesi. Për të realizuara këtë nevojitet një komunikim efektiv me sipërmarrësit.br br Qëllimi i Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen është krijimi I një klime miqësore me biznesin, tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe kthimin e vendit në një ekonomi konkurruese me rajonin.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 02:11

Your Page Title