Aksion kontrolli ne gjithe zinxhirin e prodhimit te mishit

Aksion kontrolli ne gjithe zinxhirin e prodhimit te mishit

Një tjetër aksion do të fillojë për të gjitha pikat të cilat tregtojnë produkte dhe nënprodukte të mishit jashtë standardeve. Ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi lajmëroi se kontrollet do të shtrihen në 4 hallka, duke nisur me vëzhgimin e thertoreve, tregun e kafshëve të gjalla, transportin e tyre e deri te pikat e tregtimit me pakicë. Ai tha se të gjithë duhet të jemi të sigurt për ushqimin që konsumojmë.br br Qeveria premtoi se do të ketë tolerancë zero edhe në këtë aksion. Thertoret e palicesuara do të mbyllin, e ndërsa ato që nuk plotësojnë kushtet do tu hiqet licenca. Peleshi tha se penalitete do të ketë edhe për zyrtarët e Autoritet Kombëtar të Ushqimit që i kanë dhënë leje.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 00:55