Report TV - PD Durrës pa kryetar, Stafa i ngrirë: Fajin, drejtuesit e PD

Report TV - PD Durrës pa kryetar, Stafa i ngrirë: Fajin, drejtuesit e PD

Vendimi i kryetarit të PD Lulzim Basha vitin e kaluar, vazhdon të mbajë të ngrirë kreun e PD dega Durrës Osman Stafa, pra praktikisht dega e dytë më e madhja në vend është pa kryetar.br br Stafa thotë se është kryetari legjitim i kësaj dege dhe se ndaj tij është shkelur statuti i PD.br br Në këto kushte,sipas Stafës Durrësi është pa opozitë e për pasojë qytetarët ndjehen të pa mbrojtur nga abuzimet e qeverisë.br br Kreu i ngrirë i Durrësit bën fajtor strukturat drejtuese të PD për këtë situatë.br br Nga Tirana nuk ka asnjë sinjal për zgjidhjen e kësaj situate thotë ai ndërkohë që apelon për një bashkim të PD.br br Stafa thotë se do të jetë aty edhe nëse do të bëhen zgjedhje për kreun e PD duke qenë pjesë e zgjidhjes së problemit.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-05-02

Duration: 02:38

Your Page Title